Tetovë, ndalohen 3 persona për shfrytëzim seksual të një të miture
26 TETOR 2018 / 20:56
Policia e Tetovës sapo ka vënë në pranga 3 persona të dyshuar për shfrytëzim seksual të një të miture. Bëhet fjalë per një 62 vjeçar me inicialet A.M., 58 vjeçarin me inicialet N.E dhe 55 vjecari me inicialet B.M.
Alsat mëson se skandali ka marrë përmasa ç’njerëzore pasi tre presonat në fjalë, njëri prej të cilëve edhe ofiqar i Ministrisë së Drejtësisë në Gostivar, kanë shfrytëzuar një të mitur, me të meta mendore. Sipas të dhënave të policisë, e cila ka shtritë hetimet në masë të gjerë, disa persona kanë shfrytëzuar vajzën me të meta mendore për marrëdhënie seksuale.
Ekspertiza mjekoligjore ka treguar qartë aktivitetin e dhunshëm ndaj vajzës dhe policia tashmë ka listuar dhe është vënë në ndjekje të personave ushtrues së aktit makabër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gostivar, dhe policia është vënë në aksion së bashku me Prokurorinë për zbardhjen dhe dënimin e rastit.
Kolonel Demiraj: Shqiptarët në Maqedoni po vriten, alternative e vetme drejtimi nga armët
Ish-drejtuesi i Forcave Speciale të Ushtrisë Shqiptare, koloneli Dritan Demiraj, komandat i 5 misioneve në Afganistan dhe i dekoruar nga presidenti Bujar Nishani dhe nga presidenti i SHBA-ve Barack Obama me “Medaljen e mirënjohjes”, ka folur për Gazetën New Born rreth ngjarjeve në Kumanovë, ku njëri nga të njohurit e tij mbeti i vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë.
Sipas tij, përgjegjësi kryesor i gjithë kësaj është kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, së bashku me qeverinë e tij të korruptuar, manipuluar, pro-ruse dhe anti-shqiptare.
“Intervenimi kundër popullsisë dhe luftëtarëve të përfshirë në konflikt ka qenë krejtësisht në proporcion të zhdrejtë. Kundër 30 luftëtarëve shqiptarë ata angazhuan pothuajse një të tretën e ushtrisë, elitën e saj por nuk është se arritën ndonjë objektiv në këtë operacion”, është shprehur koloneli.
Demiraj ka folur edhe mbi reagimet e tij të shpeshta dhe të zjarrta në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
“Unë mendoj që nuk kam qenë aktiv, por vetëm kam qenë realist. Une por jo vetëm, të gjithë ne shqiptarët, e kemi detyrë shtetare që të ngremë zërin sa më shumë kur vriten njerëzit tanë dhe dëmtohen interesat e tyre. Në rastin konkret ata djem trima të sprovuar në shumë e shumë beteja, u tradhtuan në një takim në të cilin vetëm ata e dinë se çfarë qëllimi kishte. Padyshim që veprime të tilla vijnë si pasojë e shtypjes së vazhdueshme që padrejtësisht bëhen kundër shqiptarëve në FYROM dhe që shkelje nuk ankimohen apo të dënohen nga politikanët e papërgjegjshëm Shqiptarë që drejtohen nga Ali Ahmeti dhe Menduh Thaqi. Qëllimi i këtij konflikti apo dhe i konflikteve të tjera në të ardhmen do të jetë si shkak i mos implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, pasi në se shqiptaret do të vazhdojnë të trajtohen si qytetare të dorës së dytë nga qeveria, do të vazhdojnë të vriten, burgosen, dënohen dhe dhunohen, ata nuk do të kenë alternativë tjetër përveçse ti drejtohen armëve”, ka shtuar koloneli shqiptar.
Kush është përgjegjësi kryesor i këtij konflikti sipas Kolonel Demiraj?
“Unë gjykoj që përgjegjësi kryesor është kryeministri në detyrë Gruevski dhe qeveria e tij, të cilët siç e thashë dhe më lart, në mënyrë të vazhdueshme po vazhdojnë të kontrobuojnë në shkeljen e të gjithë të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre të Shqipërisë lindore, duke ndjekur një politikë anti-shqiptare sllavo-maqedone. Pervëç Gruevskit, nuk duket ta shohim vetëm atë si përgjëgjës, pasi përgjëgjësit kryesorë janë të dy partitë shqiptare, BDI dhe PDSH me drejtuesit e tyre, deputetët e parlamentit të FYROM-it, të cilët janë Shqiptarë, që prej më shumë se 20 vitesh bëjnë garë me njëri tjetrin se kush të ‘gënjejë më shumë për vota’ dhe se kush ti shërbejë më shumë sllavëve. Është e turpshme kur analizon ngjarje të tilla të dhimbshme, kur sheh që populli jot trajtohet sikur të ishte një kavie eksperimentale dhe nuk mbahet asnjë përgjegjësi ndaj tij. Mendoj që ka ardhur koha që të dy këto drejtues partish ‘të dalin në pension’ nëse ju ka ngelur sado pas dinjitet, integritet dhe përgjegjshmëri, në rast të kundër përgjegjësia e plotë bie mbi ne si popull që i votojmë, këta njerëz të papërgjegjshëm”, ka thënë Demiraj.
Përsa i përket hyrjes të shqiptarëve nga Kosova drejt Maqedonisë, Koloneli është shprehur se: “Unë mendoj që kur ti në mënyrë të vazhdueshme e shtyp një popull, e trajton me dy standarde nga pjesa tjetër e popullsisë, atëherë atij nuk i ngelet gjë tjetër veçse të ‘eksplorojë’ alternativa të tjera për të arritur objektivat dhe të drejtat e tij demokratike. Vetëkuptohet që futja e një grupi të armatosur në territorin e një shteti tjetër, përbën shkelje të tërësisë territoriale dhe sovranitetit të atij shteti, por akoma nuk janë sqaruar rrethanat, arsyet, misioni dhe qëllimet e grupit nga Kosova, dhe përse shërbimet serbo-maqedone u implikuan brenda tyre. Sado që ata të mundohen që ti fshehin faktet ato janë kokëfortë dhe së shpejti do të dalin të vërtetat e tyre. Asnjë nga ne dhe sot nuk e di a kishin ata për qëllim që të realizonin ndonjë sulm të armatosur apo jo?”.
web_cajla
Rama, në Vjenë: Një treg i hapur rajonal energjie siguron furnizimin dhe çmim të ulët
Kryeministri Edi Rama foli në Vjenë edhe në konferencën e 10-vjetorit të krijimit të komunitetit të Energjisë, që kryesohet aktualisht nga Shqipëria. Ai theksoi nevojën e një tregu rajonal të energjisë.
“Është e logjikshme që burimet energjetike shqiptare që janë të pastra, por ndonjëherë shumë kapriçioze, të jenë komplementare nga burimet e qymyrit të Serbisë, kur është e nevojshme. Një treg i hapur i energjisë mes vendeve të Ballkanit jo vetëm do të përmirësojë sigurinë e furnizimit, por gjithashtu do të sigurojë çmimet më të lira dhe të favorshme të energjisë dhe marrëveshjet më të mira për të gjithë konsumatorët tanë”, tha Rama.
Për kreun e qeverisë shqiptare duhet të kapërcehen pengesat e së shkuarës për ndërlidhjen e tregut energjitik. Dhe në ndryshim nga infrastruktura që kërkon ndihmën e BE-së për fonde, tregu i përbashkët energjitik, për Ramën, kërkon vetëm vullnetin e vendeve të rajonit.
“Ne jo vetëm mund të bëjmë foto historike, të cilat nuk janë më të tilla, por së bashku mund të përmirësojmë realisht ekonomitë tona. Jam shumë i lumtur t’ju informoj se në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ne jo vetëm ramë dakord për një listë prej 5 projektesh infrastrukturore që janë themelore për rajonin, por gjithashtu miratuam një listë masash që kanë si qëllim që krijimin e tregut rajonal të energjisë, struktura qeveritare, që janë të nevojshme për të maksimizuar fuqinë energjetike të rajonit”, vijoi kryeministri.
Për Edi Ramën, vendet e BE-së duhet të bashkëpunojnë për të kapërcyer sfidën e energjisë, jo vetëm brenda kufijve të unionit. Sipas tij, këto sfida janë paneuropiane, duke sjellë në vëmendje nevojën e rinovimit të ideve të themeluesve të BE-së, Schuman e Monnet, për t’i aplikuar ato në sektorin më të rëndësishëm, atë energjetik.
“Prandaj, mbështetja e BE-së për planin tonë konkret të veprimit për zgjerimin e sektorit energjetik në rajonin tonë dhe ndërlidhjen energjetike rajonale duhet të jetë prioriteti më i lartë”, tha ai.
Në pikëpamjen e shprehur të Edi Ramës, Ballkani Perëndimor gjithashtu duhet të jetë pjesë e planit të veprimit të BE-së për ndryshimet klimaterike, fenomen i lidhur fort me energjinë. Në rast të kundërt tha ai, rajoni do të përballet i vetëm duke vënë në pikëpyetje superioritetin moral të Europës sa i takon ndryshimeve klimatike.
Komuniteti i energjisë u themelua 10 vjet më parë, me synimin e afrimit të vendeve të rajonit të Europës Juglindore dhe Detit të Zi me Bashkimin Europian, për të zgjeruar tregjet e energjisë së brendshme të BE-së si dhe tërheqjen e investimeve në prodhimin e energjisë.
Si të ushqehemi gjatë Ramazanit?
Ndryshimi i zakoneve të ushqyerjes në muajin e Ramazanit mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Koha e gjatë e agjërimit dhe një ushqyerje e gabuar shkakton ngadalësimin e metabolizmit, çrregullimin e nivelit të sheqerit në gjak , lodhje, nervozizëm, dhimbje koke dhe probleme në tretjen e ushqimit.
Si të ushqehemi gjatë Ramazanit
Cfarë duhet pasur kujdes për një muaj të shëndetshëm Ramazani?
Le të ngrihemi medoemos në syfyr sepse koha e agjërimit është e gjatë. Nëse në syfyr do të konsumojnë ushqime të pasura me karbohidrate do të kalojmë ditën më energjikë, mund të konsumojmë bukë me djathë, ullinj, vezë dhe qumësht ose pilaf me kos. Konsumimi i sallatës ndikon në funksionimin e rregullt të sistemit tretës dhe ju mban të ngopur. Mundohuni të qëndroni larg gjërave të skuqura dhe produkteve me yndyrë.
Në iftar le ta prishim agjërimin me ujë dhe më pas një supë e ftohtë ose e ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh.
Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak. Mos harroni kosi dhe dhalla janë nga produktet e pazëvendësueshme.
Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.
Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimin e 2-2,5 litra ujë nuk duhet ta lëmë vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhalltë, limonatë, çaj me akull.
Ramazani është edhe periudha ku njerëzit shëndoshen më shumë për shkak të ushqyerjes së gabuar dhe çekuilibrimit të sheqerit në gjak. Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.
Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë.
Tregoni kujdes të konsumoni sallatë dhe zarzavate në syfyr dhe iftar, në mes dy vakteve konsumoni kos me fruta. Konsumoni bukë gruri ose me drithëra dhe përpiquni të ecni një orë pas iftarit.
Anëtarësia kërkon që Rufi Osmani dhe Izet Zeqiri të rikthehen si ‘frontmenë’ të RDK-së
Anëtarësia e RDK-së kërkojnë aktivizimin e drejpërdrejt dhe në popull të themeluesit të kësaj partie, Rufi Osmani dhe bashkëpunëtorit të tij Izet Zeqiri.
Një numër i madh i aktivistëve të kësaj partie kërkojnë që dyshja e kësaj partie të aktivizohet duke qenë frontmenë kryesor dhe takime me qytetarët nëpër Maqedoni.
Një grup anëtarësh të RDK-së nga disa degë kërkojnë që tandemi Osmani – Zeqiri të rikthehen dhe të përforcojnë pozicionet e kësaj partie, e cila ka pasur rritje në zgjedhjet e fundit, të cilat me përgjimet nxorrën në shesh manipulimet e mëdha.
“Ne kemi diskutuar së fundi dhe mendojmë edhe të takohemi me dy profesorët e nderuar duke i lutur që të rikthehen fuqishëm dhe t`i shoh populli. Është momenti vendimtar dhe se ata nuk duhet ti ikin përgjegjësisë. Drejtësia doli në anën e tyre dhe se dorëheqjet e tyre nuk pranohen, për shkak se ata dolën fitues pasi që u pa se çfarë masakrimi të zgjedhjeve kishim pasur në Maqedoni. Apelojmë që të rikthehen dhe të përforcohet blloku politik opozitar”, deklaruan për INA, aktivistë të kësaj partie.
Zërat e tillë janë shtuar edhe nëpër rrjetet sociale dhe debatet joformale politike tek disa qarqe të shqiptarëve në Maqedoni. Disa muaj më parë u bë një kërkesë e tillë, por Rufi Osmani ka dhënë sinjalet se RDK ka organet e saj dhe se ai do të mbështesë fuqishëm ekipin e ri udhëheqës të kësaj partie që drejtohet nga Vesel Memedi.
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Po mbyllen fakultetet e disperzuara të USHT, projekti drejt dështimit
Fakultetet e disperzuara të Universitetit Shtetëror të Tetovës drejt mbylljes dhe se në disa qytete ku janë hapur disa degë, tashmë po mbyllen. Kjo po ndodhë në Kumanovë, Strugë, Shkup, Dibër dhe qytete tjera.
Edhe përkundër premtimeve për zgjerimin e fakulteteve të disperzuara, USHT nuk ka evoluuar me drejtime dhe inovacione, por ajo po ecën drejt dështimit të këtij projekti.
“Do të formojmë edhe tre fakultete të reja, atë bujqësor, fakultetin për gjeoshkencë dhe teknologji dhe fakultetin pedagogjik në kuadër të Universitetit në Tetovë”,- kishte thënë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi pas takimit me rektorin e USHT-së, në gusht të vitit të kaluar. Mirëpo e vërteta është diametralisht e kundërt. Jo që u hapën të tre këto fakultete të reja, por ndër vite vetëm se u rrit numri i drejtimeve “në pauzë” dhe nga 41 drejtimet e disperzuara, aktualisht 29 prej tyre janë duke pauzuar. Që kur ka filluar të zbatohet sistemi i disperzuar, mësojmë se drejtimet që pauzojnë nuk rinisin me punë.
Ashtuqë sipas konkursit të USHT-së për vitin akademik 2015/16 studentët e rinj në Tetovë nuk do të kenë mundësi të regjistrohen në këto 11 drejtime:
Informatika në gjuhën angleze, Matematika në financa dhe biznes (Fakulteti i shkencave matematiko-natyrore);
Filozofi, Filologji orientale (Fakulteti Filozofik);
Aktrim, Tv dhe regji filmi, Kamerë, Montazhë- tv dhe montazhë filmi (programi studimor “Arti dramatik”, Fakulteti i arteve);
Studime në gazetari, Studime politike në gjuhë angleze (Fakulteti Juridik);
Të ushqyerit (Fakulteti i teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit);
Pavarësisht revoltës së studentëve në tetor të vitit 2013, ndaj mbylljes së 10 programeve të disperzuara, që sipas tyre është tentim për deshqiptarizim të Shkupit, këtë vit në Shkup në pauzë janë 12 drejtime, edhe atë:
Kimi-Fizikë, Matematikë, Informatikë, Biologji (Fakulteti i shkencave matematiko-natyrore);
Filologji orientale, Psikologji (Fakulteti Filozofik);
Gjuhë dhe letërsi angleze, Gjuhë dhe letërsi gjermane (Fakulteti Filologjik);
Studime politike (Fakulteti Juridik);
Administratë publike (Fakulteti i administrim biznesit);
Ekonomi dhe biznes (Fakulteti ekonomik). Studentë të rinj do të mund të regjistrohen vetëm në 10 drejtimet e mbetura.
Në Kërçovë në pauzë janë 4 drejtime:
Informatikë (Fakulteti i shkencave matematiko-natyrore);
Gjuhë dhe letërsi angleze, Gjuhë dhe letërsi gjermane (Fakulteti filologjik);
Administrim biznesi (Fakulteti i administrim-biznesit).
Pra studentë të rinj mund të regjistrohen në dy drejtime: Studimet e drejtësisë (Fakulteti Juridik) ose Financa dhe kontabilitet (Fakulteti ekonomik).
Në Kumanovë në pauzë janë 3 drejtime:
Administratë publike (Fakulteti i administrim-biznesit),
Informatikë e
Gjuhë dhe letërsi angleze.
Kështu në drejtimin e vetëm, Administrim biznesi (Fakulteti i administrim-biznesit) ka mundësi regjistrimi për 120 studentë të rinj.
Përndryshe, në pauzë janë të gjitha drejtimet në Dibër, si:
Gjuhë dhe letërsi angleze,
Gjuhë dhe letërsi gjermane,
Gjuhë dhe letërsi italiane në pauzë,
Gjuhë dhe letërsi frënge,
Fizioterapi.
Poashtu në Strugë janë në pauzë të gjitha drejtimet ekzistuese:
Ekologji,
Gjuhë dhe letërsi gjermane,
Ekonomi dhe biznes.
Dhe jo vetëm kaq, në pauzë janë edhe:
Administrim biznesi dhe
Administratë publike, si studime të disperzuara në Tetovë.
Me këtë rast, zëdhënësi i USHT-së, Selam Sulejmani, për Portalb deklaroi:
“Për vitin akademik 2015/16 kemi publikuar konkurs. Pra USHT ka 11 fakultete, mbi 35 programe studimore dhe 100 drejtime studimore. Në konkurs poashtu janë edhe kriteret që duhet t’i plotësojnë studentët e rinj, si ato nga vendi ashtu edhe ato nga jashtë”. Duke sugjeruar se në konkurs mund të shihen të gjitha drejtimet që janë në pauzë, ai theksoi “Nuk dua të flas për ndonjë fakultet në veçanti. Por të gjitha vendimet që merrën në universitet, merren në kuadër të përcaktimeve të arsimit të lartë në Maqedoni”.
USHT u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë
Ëndrra jonë, ta shohim Shkupin Kuq e zi!
Amerika dhe Gjermania në mbrojtje të shqiptarëve!

Dy zhvillime politike të mëdha në botën shqiptare që po ndodhin, vijnë nga dy vende mike, tashmë tradicionale ndaj shqiptarëve. SHBA-të, të cilave shqiptarët ia dedikojnë jetën e rilindur, shpëtimin e tyre, në luftën e fundit, por edhe shpëtimin e Shqipërisë londineze në paqjen e Versajit, i kanë tërhequr vërejtjen Serbisë, që sa më parë ta njoh Kosovën dhe kështu të heq dorë nga veprimet destruktive, si dhe nga çdo pretendim për Kosovën.
Ndërkohë që po rishfaqet gjithnjë e më e fuqishme Gjermania, aleati ynë tradicional në më shumë se një shekull, e cila po kërkon rivendosjen e balancit në Ballkan. Në fakt Gjermania ia ka bërë të qartë Serbisë, po atë që SHBA-të në vazhdimësi ia kanë bërë të qartë Serbisë se duhet ta njoh shtetin e Kosovës, dhe po ashtu se Serbia duhet t’ia hap rrugë procesit integrues të Kosovës, përfshirë ulësen në OKB. Pas Angela Merekli që ka konfirmuar këto qëndrime të Gjermanisë, vjen edhe mbështetja e re që presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e mori presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck, dhe nga Bundestagu gjerman, përkatësisht nga kryetar i parlamentit gjerman zoti Norbert Lammert, të cilët del të jenë të njohur në hollësi me çështjen shqiptare.
Pra, shqiptarët duhet të jenë të përkushtuar në ndërtimin e vazhdueshëm dhe përforcimin e marrëdhënieve me vendet më miqësore që kemi, SHBA-të dhe Gjermaninë, e para fuqia numër një në botë dhe e dyta fuqia numër një në Evropë, dhe e treta në ekonominë botërore.
Shqiptarët duhet të përkushtohen edhe në ndërtimin e fuqishëm të demokracive të brendshme, të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik, dhe rritjes së potencialit shkencor, në mënyrë që mbështetja të jetë më e lehtë, dhe më e denjë nga miqtë tanë. Në mënyrë që si Shqipëria të mos jetë më vetëm pjesë e misioneve ushtarake në botë së bashku me SHBA-të, por që rezultatet ushtarake të jenë më të ndjeshme, dhe se shqiptarët ti vijnë në ndihmë shkencës botërore dhe në këtë mënyrë zhvillimit më të shpejt të kombit.
Nuk duhet të vazhdojmë të mbesim vetëm shfrytëzues pasiv të kësaj bote moderne që është krijuar, por të luajmë rol dhe ndikim në zhvillimin e saj, duke u bërë pjesë e zhvillimit të projekteve dhe të zbulimeve të rëndësishme, edhe pse nuk janë të pakta figurat shkencore shqiptare që po japin kontribut që nga mjekësia e fizika deri tek kozmologjia!
Ne shqiptarët përherë i kemi dhuruar botës figura të shquara të njerëzimit, por edhe procese të jashtëzakonshme që kanë ndikuar në kulturën që sot e ka Europa. Këtë rrugë duhet ta rigjejmë dhe ta kthejmë vendin e nderit në qendër të saj! I. M.
Bashkimi Europian e ka lënë Maqedoninë në mëshirën e fatit.
Liderët e katër partive kryesore të këtij shteti nuk shfaqën asnjë pikë gatishmërie për të arritur marrëveshje, në takimin që nisi mbrëmë e përfundoi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Bruksel.
Një burim i Klan Kosova, që ka dijeni për ato që janë thënë në këtë takim, bëri të ditur se bisedimet ishin të mundimshme dhe të tensionuara.
Pos takimit të përbashkët me katër liderët, përfaqësuesit e BE-së, por edhe ata të SHBA-së, liderët i takuan edhe veç e veç.
Sipas burimit, oferta për një qeveri gjithëpërfshirëse nuk u pranua nga të gjithë, përfshirë edhe PDSH-në.
Në tavolinën e bisedimeve, ku ishte edhe komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, pati edhe shantazhe nga përfaqësues të pozitës, që thanë se në rast se nuk arrihet marrëveshja, ata do të dalin nga Qeveria dhe do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, në afat sa më të shkurtër.
Kjo ndodhi në takimin e parafundit që u zhvillua rreth mesnatës. Pas këtij tensionimi u kërkua një orë pauzë, në tentim të vendosjes së dialogut serioz. Por, as pas kësaj kohe nuk pati lëvizje pozitive.
“Komisionari Hahn konstatoi se mundësia e marrëveshjes dështoi dhe tha se prej atij momenti Maqedonia dhe liderët e saj janë në mëshirën e fatit”, ka thënë burimi i Klan Kosovës.
Sipas tij, për këtë dështim janë fajësuar liderët e VMRO-së dhe BDI-së, por edhe ai i LSDM-së.
Mësohet se pas këtij zhvillimi, përfaqësuesi i PDSH-së ka thënë se marrëveshja e 2 qershorit nuk ekziston më dhe ka shprehur gatishmëri për një ujdi të re politike.
Klan Kosova merr vesh se në takimet e ndara me katër liderët, përfaqësuesit ndërkombëtarë të nivelit të dytë i kanë pyetur mysafirët nga Shkupi se çfarë mendojnë për modelet e rregullimit shtetëror të Zvicrës dhe Belgjikës, pasi është e qartë se ky aktuali në Maqedoni nuk po ka sukses.
Në bisedimet e Brukselit morën pjesë edhe Christian Danielson, shef i Drejtorisë për Zgjerim të BE-se, Alain Le Roy, Sekretar i përgjithshëm i shërbimit për politikë të jashtme dhe siguri në BE (zëvendësi i komisionarës Federica Mogherini), Jes Bailey, ambasador i SHBA-së në Maqedoni dhe ambasadori i BE-së në Shkup, Aivo Orav.
Më poshtë mund t’i lexoni pikat e draftit të marrëveshjes të arritur më 2 qershor mes kryeministrit Nikola Gruevski, kryeopozitarit Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në dorëzani të Komisionarit për Zgjerim në KE, Johannes Hahn.
LSDM kthehet në Parlament,
LSDM do ta udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet,
Ndërprehet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015,
Definohet formati i Qeverisë së Gjerë,
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca,
Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016,
Integrimi euro-atlantik është prioritet,
Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit,
Raporte të mira ndërfqinjësore.
Nëse këto pika do të implementoheshin, atëherë në nëntor do të bëhej hapja e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.web_cajle ///
Han, duke folur per krimit të organizuar dhe terrorit shtetëror
Komisioneri Johannes Hahn është një ish-drejtor i kazino "Senator" dhe kazino "Astra" në Austri (vendi i tij amtare), Këto dy kazinove janë duke punuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, duke punësuar më shumë se 680 njerëz. Por ajo është e njohur se këto dy kazinove janë siguruar nga kompania CGC (në pronësi nga Alex Mijalkov). Johannes Hahn, sepse jo vetëm që ka shkëlqyer, por ka lidhje të ngushta me Vazhdueshëm Mijalkov dhe Gruevski. Paragjykim i tij mos u habitni!web_cajle
"Bi-Bi-Si": Emigrantët në Maqedoni rrëmbyer, përdhunimin dhe rrahjen
Disa organizata të të drejtave të njeriut vlerësoi se Maqedonia ka bërë një nga "vendet më të keq për emigrantët në Evropë", thotë se "BBC".
Organizata bamirëse "Mjekët pa Kufij", thotë se të paktën 300 njerëz kalimit të përditshme nga Greqia në Maqedoni në rrugën e saj drejt Evropës.
- Policia Edhe maqedonase na grabit, ata e marrin paratë dhe dokumentet tona, dhe na mundi - thotë një prej emigrantëve nga Siria se "BBC" e tij të intervistuar.
- Ata le qentë e tyre për të na terrorizuar. Njëri prej tyre madje vuri një armë. Ata ishin vënë në një makinë dhe të na çojnë përsëri në kufi, por kur ju të na larguar nga automjetet fillojnë të na mundë - tha një tjetër migrant.
Shërbimi Kombëtar britanik deklaroi se problemi i policisë maqedonase shqetësojë me që kanë të bëjnë me problemin.
- Po, ka pasur policë të cilët ishin sulmuar emigrantë të dyshuar të paligjshme. Ne kemi shumë oficerë të cilët janë të akuzuar për të qenë pjesë e një rrjet ndërkombëtar të kontrabandës së emigrantëve të paligjshëm - tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski.
Raporti thekson se Kombet e Bashkuara, organizatat për të drejtat e njeriut dhe të zyrës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë vuri në dukje se kushtet në qendrat e paraburgimit për emigrantët janë çnjerëzore.
Reporter "BBC" raporton raste të shpeshta të emigrantëve kidnapuarve në Kumanovë, të cilat mbahen peng deri sa ju të paguani shpërblim, dhe ka raste të dhunimit.
Jep dorëheqje gazetarja e Kanal 5
Pas shpërthimit të “bombës” së tretë nga lideri i opozitës, Zoran Zaev, dorëheqje nga televizionin Kanal 5 ka dhënë, gazetarja e njohur Suzana Miceva.
Gazetaja Miceva në rrjetin e saj të Facebook-ut shkruan se pas publikimit të skandalit nga po ky televizionin dhe pronarit të saj, jep dorëheqje nga çdo angazhim që kishte në këtë televizion, dhe se do të vazhdoje rrugën si mëtej si një gazetare e ndershme.
“Sot e ndala angazhimin tim në Kanal 5. Të gjithë kemi arsyet tona të cilat na shtyjnë në jetë, subjektive, objektive…
Arsyet e mia janë vetëm personale. Vendim i cili nuk kam besuar se do e marr ndonjëherë, por ja, vendosa për të qindtën e sekondës dhe për herë të parë në jetë e di se veprova ndershëm.
Them se që nga kjo ditë, pas deklarimit tim të thënë më lart çfarë do që të thoni nuk do gaboni. Mbetem GAZETARE, dhe mos të dyshoni nëse do jem e detyruar, dorëheqje do të jap edhe në televizionin tim. Deri në atë ditë për të cilën shpresoj që nuk do të vijë, do të me ndiqni nga Tv Kanal Vis, dhe nga rrjetet sociale.
Çdonjëri ka revoltën e vet, kjo është mënyra ime për ta treguar. Hapi i parë. Nuk ka logjikë të flas dhe të kritikoj këtu por pikërisht këto ditë, nga Strumica në atmosferë të përkryer harmonike ju flas për Karneval. Karneval ka pikërisht, por në gjithë shtetin!!!
Kolegëve të mi të Kanal 5 vetëm dëshira të mira dhe përshëndetje, kalova 6 vite të bukura”.
web_cajle
Albanisch Restaurants, die besten in New York
Es ist die Stadt, in der Kulturen verschmelzen die ganze Welt, vor allem kulinarische! Aber ob Sie es glauben oder nicht, zwei Restaurants von einem Albaner besaß, in toplistwn besten Plätze aufgelistet, um eine Mahlzeit in New York genießen.
Laut der Umfrage von der Firma Zagat durchgeführt, die Google-Teil, seit 2011, zwei Restaurants von Alban Prelvukaj Besitz zu den besten in der Welt kreyqendrën Platz!
Im vergangenen Jahr Alban Restaurants waren nicht in den Umfrage-Charts, aber offenbar, innerhalb eines Jahres, mit seiner Arbeit, er doppelte Triumph erreicht hat. Bessere entstanden Fischrestaurant "Sea Grill Fire", mit 28 Punkten, während etwas unterhalb der Rangliste von 30 möglich aufgeführt "Benjamin Steak House" im Dylan Hotel, mit 27 Punkten. Beide Restaurants befinden sich in Manhattan und von den berühmtesten Persönlichkeiten in der Welt der Kunst und Sport teil.
Die beiden Restaurants, hat Albani in Zusammenarbeit mit seinem Partner Arturo MekLeod, und beide werden von den amerikanischen Medien als Schüler von Peter Luger, Inhaber der berühmtesten Restaurants in Brooklyn bifteqeve "Per Se", die offen bleibt als seit 1887.
Zagat Guide von Tim und Nina Zagat Paar im Jahr 1979 erstellt wurde, und blieb ihr bis zum Jahr 2011, als das Unternehmen von Google, die zu einem Teil ihrer Dienstleistungen erworben hat.
Die Hälfte der arbeitslosen Jugendlichen in Mazedonien
Arbeitslosigkeit neuen Generationen unter 30 Jahre alt sind oder auf andere Weise der Absolventen, ist eines der größten Probleme konfrontiert ist Mazedonien.
Arbeitslosigkeit neuen Generationen unter 30 Jahre alt sind oder auf andere Weise der neu Absolventen, ist eines der größten Probleme konfrontiert ist Mazedonien. Offizielle Daten zeigen, dass die Hälfte der jungen Menschen, dh 46% der im Alter von 18 bis 29, ist arbeitslos. Die große Zahl der Arbeitslosen wird durch die Tatsache, dass junge Menschen in Mazedonien mehr bevorzugen die Beschäftigung in der öffentlichen Verwaltung, als die Unternehmen öffnen erläutert. Beschäftigung in der öffentlichen Verwaltung statt der Privatwirtschaft, ist ein Trend, den letzten Jahren wurden von Jugend in Mazedonien folgte.
Jüngste Forschungsergebnisse zu diesem Thema zeigt, dass der größte Anteil der jungen Menschen, nach Abschluss der Hochschulbildung in dem Wunsch, in staatlichen Einrichtungen eingesetzt werden. "Ich bin derzeit in einem Handelsunternehmen im Privatsektor beschäftigt. Ich bin ein Absolvent Rechtsanwalt und wenn sie die erste Gelegenheit, werde ich einen Job in der staatlichen Verwaltung zu finden, denn es gibt ein Gefühl der Sicherheit ", sagt Sonja Kostandimova von Skopje.
Auch Sonnenaufgang Beluli, neu aus Kumanovo absolvierte, bevorzugt, die in staatlichen Institutionen. "Es gibt mehr Vorteile, die Löhne sind gut und der Arbeitsplatz sicherer."
Student Bildung Beqiri von Skopje will Lehrerin werden. "In privaten Unternehmen noch nicht einmal einen Job zu denken, weil Erfahrungen meiner Freunde zeigen, dass es tshumë harte Arbeit", sagt er.
Angst vor der Privatwirtschaft
Im Fortschrittsberichte der Europäischen Kommission, hat manchmal als problematisch hervorgehoben, dass junge Menschen in Mazedonien bevorzugen die Beschäftigung in der staatlichen Verwaltung als in der Privatwirtschaft. Aleksandar Cvetkoski durch NGO "AGTIS", so der Wunsch der Jugendlichen, in der öffentlichen Verwaltung eingesetzt werden, steht in der Tradition, Sicherheit und Flexibilität, die Arbeitsplätze im öffentlichen Sektor zu schaffen. "Die staatliche Verwaltung Arbeit weniger, mehr freie Zeit und Gefühl der Sicherheit vorhanden ist, dann für ihre Arbeit nicht zu verlieren. Dies war die häufigste Eingabe von der Forschung, die unser Verein für Jugendbeschäftigung gemacht hat ", sagte Cvetkoski.
Aber nach der gleichen Umfrage, nur 8% der befragten Jugendlichen waren sogar bereit, nach ihrem Abschluss, jede einzelne Unternehmen zu gründen. "Wenn ich keine Detailplan, warum nicht für jedes Unternehmen, mit denen anfangen, mehr Geld zu verdienen. Natur Ich sehe mich nicht in einem geschlossenen Zustand Büro arbeiten 8 Stunden pro Tag ", sagt Goran Trajkovski Skopje. "Wenn wir Hilfe vom Staat, um die Öffnung der Wirtschaft haben, warum nicht in diesem Bereich versuchen. Sicherlich Monatseinkommen wäre größer, als wenn Sie in irgendeiner staatlichen Institution zu arbeiten ", sagt Teuta Rahimi von Skopje.
Als Unternehmer erfordert Fähigkeiten
Mazedoniens Regierung hat mehrere Kampagnen durchgeführt, um alle jungen Menschen, die in verschiedenen Bereichen absolviert haben inkurajiuar, öffnen Sie ein Privatunternehmen über bestimmte Vermarktungsstrategien weltweit anerkannten Marken. Aber, Donka Kosturanova die mazedonische Youth Center, glaubt, dass diese Kampagnen haben keinen Einfluss, denn im Grunde in Mazedonien produziert Absolventen, die in vielen Fällen nicht qualifizierte. Dies spiegelt den Mangel an Mut und Ideen, um die Privatwirtschaft zu öffnen. "Kampagnen nicht Unternehmer zu schaffen für Unternehmen setzt den Besitz eines Fähigkeiten und Kenntnisse für bestimmte Unternehmen", schätzt Kosturanova.
Das Interesse der Jugend für die einzelnen Geschäfts es starten, aber gleichzeitig gibt es auch die Angst vor dem Mangel an Informationen, wie erfolgreich es ihr Geschäft, sagt Zoran Ilievski Youth Coalition "Sega". "Neben der Tatsache, dass Maßnahmen, um Öffnungen für neue Unternehmen, neue Altersgruppen zu unterstützen gibt es immer noch Zweifel an der Privatwirtschaft. Sie sind nicht bereit zu riskieren, so ausgerichtet, in der Öffentlichkeit Jobs ", sagte Ilievski.
Bildungspolitik sollten Privatwirtschaft
Direktor der Jugendbildungsforum Zabrçanec Marjan sagt, dass Mazedonien ist der Marktführer in Europa für Jugendarbeitslosigkeit. Das Misstrauen gegenüber Jugendlichen in Einrichtungen des Systems, verbunden mit einem Mangel an Vertrauen in sich selbst, was zu der Tatsache, dass junge Menschen, ihre Zukunft mehr zu sehen als im Ausland, um die Beschäftigung in der öffentlichen Verwaltung oder in der Privatwirtschaft in Mazedonien zu sichern.
"Bildungspolitik zu uns, mehr Quantität als Qualität bestimmt. Wir müssen dringend Veränderungen in der Hochschulsystem zu machen, um junge Menschen bereiten mehr Mut und Glauben, den Privatsektor, die in vielen Gesellschaften Arbeitslosenzahl deutlich verringert akzeptieren ", sagt Zabrçanec.
Offizielle Daten zeigen, dass bis jetzt, mit Vorteilen, die Regierung für die Eröffnung der einzelnen Geschäftsfelder in Mazedonien rund 3.500 junge Menschen angeboten haben, ihr eigenes Geschäft begonnen, und beschäftigen andere. Dieser Trend dürfte sich sogar noch mehr, weil es der sicherste Weg, um die Jugendarbeitslosigkeit im Land zu verringern unterstützt werden, sagen Behörden.
PDIU reagon ndaj Greqisë: Njih gjenocidin ndaj çamëve dhe mos ndërhy tek punët e brendshme të Shqipërisë
PDIU reagon ndaj Greqisë: Njih gjenocidin ndaj çamëve dhe mos ndërhy tek punët e brendshme të Shqipërisë
Deputeti çam i parlamentit shqiptar, Dashamir Tahiri ka reaguar mbi deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke e cila cilësoi hyrjen në qeveri të dy zv.ministrave të PDIU-së cenim të marrëdhënieve dypalëshe. Në reagimin e Tahirit theksohet se PDIU nuk është parti ultranacionaliste por mbështet kauzën e drejtë të çamëve. Ai i ka bërë thirrje qeverisë greke që respekti i saj për shqiptarët të jetë reciprok.
“PDIU është më shume se pala greke e interesuar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë sepse kështu ne e shohim veten më pranë njëri-tjetrit, më pranë të drejtës sonë, më pranë pronave dhe shtëpive tona, të cilat Greqia forcerisht dhe pa asnjë të drejtë po na i mohon akoma dhe sot”, shprehet Tahiri.
Deputeti i PDIU-së nënvizon se marrëdhënie të mira dypalëshe do të thotë që Greqia të mos mbajë në përkëmbë ligje lufta dhe njohja e genoncidit edhe kërkimi i faljes për mijëra të vdekur”.
“Ne nuk jemi parti ultra nacionaliste si ato që keni ju në parlamentin tuaj. Ne i respektojmë minoritetet dhe i mbështesim ato të bëhen pjesë e jetës sonë politike. Por është përtej kompetencave tuaja dhe reciprocitetit të jepni leksione se cila parti shqiptare duhet të bëj pjesë në kabinetin qeveritar shqiptar kur ne mirëpresim te gjithë minoritetin tuaj të jetë i përfaqësuar në të”, thuhet në reagimin e Tahirit.
Gjithashtu Tahiri është shprehur se Greqia duhet të pranojë dhe “vendimet e gjykatës kushtetuese për marrëveshjen e ujërave.
Dy ditë më parë, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregori Delavekouras është shprehur “se pozicioni i partisë PDIU minon mundësinë për përmirësimin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”. Në këtë pikë ia ka shtuar se Greqia pret nga qeveria shqiptare “angazhim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare”.
| |